Aktualitet 1 Shkurt 2019, 11:20

Naço kërkon zhbllokimin e fondeve për Skraparin, por çfarë ndodh në “Skraparet” e tjera

Shkruar nga Pamfleti
Naço kërkon zhbllokimin e fondeve për Skraparin, por

Naço kërkon zhbllokimin e fondeve për Skraparin... Por çfarë ndodh në "Skraparet" e tjera...

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço doli në një deklaratë për mediat ku kërkoi shkarkimin e Prefektit të Beratit. Po ashtu, ai kërkoi që të zhbllokohen fondet për Skraparin.

Me këtë deklaratë, Naço hodhi dritë mbi vendet e “vogla” të Shqipërisë, të cilat janë lënë në harresë, sa i përket investimeve. Nuk është vetëm Skrapari, por një pjesë e madhe e qyteteve të vogla, në të cilat prej vitesh nuk vihet “dorë”, në asnjë nga fushat ku përgjegjësia kryesore është e shtetit.

Po ashtu duhet theksuar fakti se në çdo Bashki të ardhurat kryesore, mblidhen nga taksat e qytetarëve. Por në vendet e vogla, është e pamundur që taksat të mbulojnë apo të sigurojnë një pjesë të shpenzimeve të Bashkisë.

Ka mjaft ankesa të bashkive të vogla që taksat  e banorëve nuk sigurojnë as rrogat e punonjësve, jo më të ketë investime.

Aktualitet Akuza Berat naço skrapar