Kosova18 Shtator 2022, 15:30

Nagavci: Do jemi pranë mësimdhënësve për çdo vështirësi, por greva duhet të ndërpritet

Shkruar nga Pamfleti
Nagavci: Do jemi pranë mësimdhënësve për çdo

“Do të jemi afër mësimdhënësve për çdo vështirësi”, ka premtuar Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, por tash po tash ka një kërkesë; “mësimi të fillojë”.

Ajo e ka përmendur projektligjin për Paga. Thotë se do të mundësojë paga të dinjitetshme për mësimdhënësit.

“Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj”, ka shkruar Nagavci në në Facebook.

Por tash për tash ajo ka bërë thirrje që greva të ndërpritet, duke shtuar se “fëmijët po humbin më së shumti”.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat. Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar  çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, ka thënë ajo.

Greva në Kosovë ka nisur më 25 gusht – kërkohen 100 euro shtesa deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Por kjo kërkesë s’e ka gjetur miratimin e ekzekutivit.

Prishtine

Kosova