Kosova17 Maj 2022, 14:56

Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

Prishtinë, 17 maj – Në praninë e shumë nxënësve dhe pjesëmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka organizuar të martën në Pejë, festën tradicionale “Festa e Abetares”.

Në shënimin e kësaj dite nxënësit e klasave të para dhe parashkollore shprehën aftësitë e tyre të të mësuarit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Me rastin e hapjes kësaj feste tradicional, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci, u shpreh se kjo festë e ka zbukuruar qytetin e Pejës.

“Mësimi i shkronjave është hapi i parë në rrugën e dijës, prandaj secili nga ne e kemi nga një histori që fillon me abetaren. Këtë libër që na i kujton rilindësit tanë dhe përpjekjet e tyre të gjata, por që përfunduan me sukses që shqiptarët ta kenë abetaren. Ky libër na kujton sakrificën më sublime e duke e mbrojtur me jetë abetaren si një libër të shenjtë e që u bë arma më e fuqishme në luftën kundër analfabetizmit dhe paditurisë”, tha Nagavci.

“Ne sot po përkujdesemi që t’u ofrojmë fëmijëve mësim sa më cilësor që të ecin përkrah moshatarëve të botës. Në këtë drejtim, tekstet shkollore janë një nga faktorët më të rëndësishëm, andaj edhe ne në ministri të Arsimit bashkë me ministrinë e Arsimit të Shqipërisë jemi përkujdesur që t’u ofrojmë abetare sa më cilësore dhe Nga shtatori, fëmijët shqiptarë do ta kenë abetaren e përbashkët e cila do të jetë unike dhe cilësore. Takimi i parë i fëmijëve me libër të jetë i këndshëm. Andaj, festa nuk është vetëm e juaja, por edhe e mësimdhënësve që po u mësojnë shkronjat”, tha ajo.

Ajo shprehu respekt për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që kanë punuar me fëmijët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine “Festa e Abetares”. Arbërie Nagavc