Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Partisë Socialiste ftoi sot publikisht, shefen e infektivit, Najada Çomon të jetë në listat e e kandidatëve të majtë për deputetë në zgjedhjen parlamentare.
Sipas analistit Frrok Çupi, zgjedhja e shefes së infektivit vjen si passojë se realiteti në vend është i ndikuar fort nga politika dhe imponon vendime të tilla.
“Edhe doktoresha, edhe Rama ndodhen para dy pandemive, pandemisë së shëndetit dhe pandemisë së parlamentit. Parlamenti është shumë i dobët dhe po e qortojnë të gjithë. Nuk mund të përcaktojmë a bëri mirë Najada Çomo”.
Më tej ai shton:
‘Politika akoma është Zoti i të gjithëve. Nëse nuk je afër politikës, edhe Aristoteli të jesh nuk ka vlerë. Unë e çmoj faktin që politika shtrin duart te personalitetet, si Najada. Ndoshta pas akuzave se përse nuk kemi një parlament elitar, Najada besoj se do të jetë themeli i pozitivitetit në parlament. Përdorimi politik është i pavlerë, por në Shqipëri, politika është pika e parë dhe pika e fundit e ditës’.