Sport 1 Tetor 2022, 17:31

Napoli e rinis kampionatin me sprint, i jep leksione Torinos brenda në shtëpi dhe ruan kreun

Shkruar nga Pamfleti
Napoli e rinis kampionatin me sprint, i jep leksione Torinos brenda në

Napoli e rinis kampionatin me sprint, i jep leksione Torinos brenda në shtëpi dhe ruan kreun

Napoli nuk ka të ndalur në Serinë A, dhe pas fitores kundër Milanit, skuadra e Spaletit kësaj radhe ka mundur Torinon brenda në shtëpi.

Me tre gola të shënuar në pjesën e parë, vendasit e mbyllën sfidën, edhe pse një gol i Sanabrias në fund të fraksionit të parë i shtoi disi shpresat për Torinon.

Skuadra e Spalettit kaloi në epërsi në minuten e gjashtë me golin e parë nga Anguisa, i cili shënoi me një asist të Mario Ruit. Mesfushori afrikan dyfishoi në minutën e 12, kur i shtyrë në hapësirë nga Politano, galopoi menjëherë në zonë dhe mposhti Milinkoviç-Saviç, duke e pasur shumë pranë portën dhe rrjetën.

Në minutën e 37 erdhi edhe trefishimi i rezultatit nga Napoli me një veprim të ngjashëm, por në krahun tjetër, i nisur nga topi i thellë i Zielinskit dhe i përfunduar në të majtë, aty ku e mori Kvaratskhelia dhe shënoi me të majtën e tij.

Torino tentoi të rikthehej në lojë me finalizimin e Sanabria, më i zgjuari nga të gjithë në një top të dytë në zonën napolitane. Ai më pas iu afrua edhe golit të dytë, por mjaftoi me kaq.

Kështu Napoli vazhdon të kryesojë Serinë A, me 20 pikë të grumbulluara.

Sport Napoli Seria A Torino