Sport15 Gusht 2022, 20:41

Napoli fiton në “ferrin” e Veronës, skuadra e Spaletit shkruan historinë dhe parakalon Milanin

Shkruar nga Pamfleti
Napoli fiton në “ferrin” e Veronës, skuadra e Spaletit

Napoli fiton në “ferrin” e Veronës, skuadra e Spaletit shkruan historinë dhe parakalon Milanin

Napoli tregon karakter në javën e parë të kampionatit në Verona, duke fituar 2-5. Gjithçka u duk e vështirë fillimisht për napoletanët, që pësuan të parët në minutën e 29. Më pas përmbysja erdhi që në pjesën e parë, teksa golat u shënuan në minutën e 37 dhe 48.

Verona gjeti forcën të barazonte me fillimin e pjesës së dytë, por ai ishte goli i fundit që do shënonin gjatë kësaj mbrëmje. Napoli gjeti dhe 3 herë të tjera rrugën e rrjetës me Zielinskin, Lobotkan dhe Politanon. Rrahmani  mbajti veshur fanelën e Napolit gjatë gjithë takimit.

Për herë të parë në historinë e klubit, Napoli ka shënuar më shumë se katër gola në ndeshjen hapëse të sezonit në Serinë A. Njëkohësisht, Verona ka pësuar për herën e parë 4 gola në ndeshjen e parë të sezonit në kampionatin italian.

Sport Napoli Seria A Verona