Përfundon supersfida e Serisë A, e vlefshme për javën e 10. Napoli ka mundur thellë Romën në “San Paolo” me rezultatin 4-0. Skuadra e Gatuzos kaloi në avantazh me kapitenin të shumëkritikuar Lorenco Insinje, që realizoi mrekullisht me një goditje dënimi nga distanca.
Një gol që më pas pati dedikimin e veçantë për ndarjen nga jeta të idhullit të Napolit dhe “San Paolo”-s, Diego Armando Maradona. Napoli sot ka veshur një uniformë të veçantë në nder të “El Pibe de Oro”.
Në minutën e 64, skuadra e Gatuzos dyfishoi rezultatin me Fabian Ruiz. Pas pasimit të marrë nga Insinje, mesfushori i talentuar lëshoi një të majtë si një “goditje bilardoje”, duke e çuar topin ngjitur me shtyllën pingule të portës së Romës.
Në minutën e 81, Napoli trefishoi rezultatin, ndërsa 5 minuta më vonë, vendasit gjetëne dhe golin e katër me Politanon.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e 4 me 17 pikë, ndërsa Roma mban vendin e 5 me pike të barabarta me Napolin.