Sport 3 Shtator 2022, 22:50

Napoli “harron” Leçen, feston në “Olimpico” ndaj Lacios dhe merr përkohësisht kryesimin, spikasin afrimet e verës

Shkruar nga Pamfleti
Napoli “harron” Leçen, feston në “Olimpico”

Napoli “harron” Leçen, feston në “Olimpico” ndaj Lacios dhe merr përkohësisht kryesimin, spikasin afrimet e verës

Napoli ka hedhur pas krahëve barazimin me Leçen, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Lacion në Romë.

Klubi romak e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi që në minutën e katërt shënoi me anë të Zakanjit. Gjithsesi, Napoli u hodh në sulm dhe kërkoi golin e barazimit. “Axurrët” ia dolën që në pjesën e parë.

Blerja e verës, mbrojtësi Kim Min-Jae, ia doli të ndëshkonte skuadrën e Lacios dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 1-1. Napoli nuk ishte i kënaqur me një pikë.

Këmbëngulja u shpërblye, teksa gjeorgjiani Kvaratskhelia ishte ai që shënoi golin e avantazhit pas një ore lojë. Napoli e ruajti epërsinë në vazhdim dhe mori pikët e plota në Romë.

Sport Lacio Napoli Seria A