Sport 8 Janar 2023, 20:13

Napoli “hedh pas krahëve” humbjen me Interin dhe rikthehet te fitorja, skuadra e Spaletit vijon ‘arratisjen’ drejt titullit

Shkruar nga Pamfleti
Napoli “hedh pas krahëve” humbjen me Interin dhe rikthehet te

Napoli “hedh pas krahëve” humbjen me Interin dhe rikthehet te fitorja, skuadra e Spaletit vijon ‘arratisjen’ drejt titullit

Napoli është rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Interit. Të besuarit e Luçiano Spaletit triumfuan 0-2 ndaj Sampdorias.

Napolitanët humbën shansin e artë për të marrë epërsinë që në minutën e gjashtë, pasi Politano gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, goli vonoi vetëm pak minuta, pasi Osimhen tregoi klasin e tij në zonë.

Rinkon “tradhtoi” Sampin në fundin e pjesës së parë, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Në pjesën e dytë mjaftoi një gol i Elmas nga 11-metra, për të futur 3 pikët në kasafortë.

Me këtë fitore, Napoli kryeson kampionatin me 44 pikë, ndërsa Sampdoria mban vendin e 18 me 9 pikë.

Sport Napoli Sampdoria Seria A