Sport12 Nëntor 2022, 17:12

Napoli “i lë targën” rivalëve, skuadra e Spaletit mposht edhe Udinezen në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Napoli “i lë targën” rivalëve, skuadra e Spaletit

Napoli “i lë targën” rivalëve, skuadra e Spaletit mposht edhe Udinezen në Serinë A

Napoli marshon i qetë drejt titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka mundur me vuajtje 3-2 Udinezen.

Vendasit e panë veten në avantazhet pas 15 minutave lojë. Brenda pjesës së parë, napolitanët dyfushuan shifrat me Zielinskin, ndërsa në pjesën e dytë Anguisa tundi rrjetën.

Në minutat e fundit, Udineze shkurtoi shifrat me Nestorovski dhe Samardziç, por golat e tyre patën vlerën e statistikës.

Me këtë fitore, Napoli mban i vetëm vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Udineze renditet në vendin e 8 me 24 pikë.

Sport Napoli Seria A Udineze