Napoli ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Beneventos. Napolitanët zhbllokuan rezultatin në minutën e 34 me Dries Mertens. Me avantazhin e një goli u mbyll edhe pjesa e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 66, ekipi i Gatuzos realizoi golin e qetësisë.
Në minutën e 80, Napoli mbeti me 10 lojtarë, pasi Kulibali u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Napoli renditet në vendin e 7 me 43 pikë, ndërsa Benevento mban vendin e 16 me 25 pikë.