Sport27 Shkurt 2022, 23:01

Napoli mposht Lacion dhe merr kreun e Serisë A, Barcelona “shtyp” Bilbaon

Shkruar nga Pamfleti
Napoli mposht Lacion dhe merr kreun e Serisë A, Barcelona

Napoli mposht Lacion dhe merr kreun e Serisë A, Barcelona “shtyp” Bilbaon

Është mbyllur me rezultatin 1-2 supersfida mes Lacios dhe Napolit, ku emocinonet ishin të pranishme përgjatë gjithë sfidës. Një rezultat që çon skuadrën e Spaletit në krye të Serisë A, me pikë të barabarta me Milanin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrat që patën pak raste. Në të dytën u rezervuan golat e sfidës, që ishin njëri më spektakolar se tjetri. Insinje kaloi në avantazh napoletanët me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Sulmuesi shënoi përsëri, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Kur dukej se ndeshja do përfundonte, Lacio barazoi me një “silurë” të Pedros në minutën e 88. Napoli nuk u dorëzua dhe atëherë kur nuk pritej, Fabian Ruiz realizoi golin e fitores.

Me këtë tre pikësh Napoli shkon në vendin e parë me 57 pikë, po aq sa Milani.

Barcelona mundi 2-0 Atleik Bilbaon, në ndeshjen e La Liga. Katalanasit shënuan me Aubamejang në minutën e 27, ndërsa vulosën 3 pikët me Dembele, 15 minuta nga fundi. Kishte kohë edhe për rrjetën e De Jong, në minutën e 90. Ekipi i Çavit vijon ngjitjen në tabelë, teksa renditet e katërta me 45 pikë.

Sport Atletik Bilbao Barcelona Lacio Napoli