Sport 7 Prill 2019, 22:56

Napoli ngec sërish, nuk ia del as ndaj Genoas

Shkruar nga Pamfleti
Napoli ngec sërish, nuk ia del as ndaj Genoas

Napoli ka barazuar 1-1 ndaj Genoa-s duke zhgënjyer sërish. Napoli e dinte se një humbje do t’i jepte titullin Juventus-it me shtatë ndeshje të mbetura. Lorenzo Insigne nuk e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Ghoulam rikthehet pas tre javësh.

Genoa e nisi përsëri keq teksa Sturaro doli me karton të kuq në minutën  28’. Dries Mertens gjen golin e avantazhit pak minuta më pas.

Megjithatë, Genoa luan më mirë me një lojtar më pak dhe Lazovic barazon me një supergol në kohën shtesë të pjesës së parë.

Juve nuk është shpallur kampion, por Napoli vazhdon të kalojë një formë jo të mirë.

Sport