Sport 4 Shtator 2019, 09:58

Napoli publikon listën e Championsit, Ancelotti vendos për Hysajn

Shkruar nga Pamfleti
Napoli publikon listën e Championsit, Ancelotti vendos për Hysajn

Tekniku Karlo Ançeloti ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për fazën e grupeve të Champions League. Pjesë e saj do të jetë edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi edhe pse ishte një hap larg transferimit te Valencia në fundin e merkatos dhe pavarësisht zërave për një transferim gjatë verës, sërish ka besimin e trajnerit italian, i cili e ka përfshirë për ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm europian duke fituar balotazhin me Tonelin.

Tashmë, mbetet që shkodrani të fitojë besimin e Ançelotit për t’u rikthyer titullar me të kaltrit. Ndërkaq, Napoli është shortuar në një grup me Liverpulin, Salzburgun dhe Genkun, ndërsa shpresat për një kualifikim më tej janë të mëdha.

Sport Carlo Ancelotti Elseid Hysaj Napoli