Politike 5 Nëntor 2022, 12:57

Nard Ndoka ngel “trokë”: Islamiku Lulzim Basha na la pa para, ju lutem ndihmoni PDK-në 

Shkruar nga Pamfleti
Nard Ndoka ngel “trokë”: Islamiku Lulzim Basha na la pa para,

Nard Ndoka ngel “trokë”: Islamiku Lulzim Basha na la pa para, ju lutem ndihmoni PDK-në 

Largimi nga Parlamenti e ka lënë pa para Nard Ndokën. Në zgjedhjet e 25 prillit ai nuk arriti ta thyejë herësin dhe mbeti pa mandat.

Por kjo ka dhe pasojat e veta pasi Partia Demokristiane tani ka humbur dhe financimet nga shteti, pasi s’ka a këshilltarë bashkiakë dhe as deputetë.

Për këtë arsye, Nard Nodka ka nisur një fushatë dhurimesh, pasi kërkon para nga qytetarët.

Postimi i Nard Ndokës:

Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojmë të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrëveshja e zezë” Rama-Basha. Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike Demokristiane duke shkelur marrëveshjen politike, duke dëmtuar kështu përfaqësimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare. Për të kaluar këtë situatë të rënde politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me një financim modest, për një periudhe të shkurtër kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara! Çdo anëtar: 1.000 lek në muaj ose 10 €$ për ato që jetojnë në Diasporë. Për Bizneset afër PDK: 30.00-10.000 lek ose 30-100 € $ në muaj.

Sëift Kode: TIRBALTR

Në leke: AL74206111450000135382050100

Euro: AL51206110660000160382050100

Ose pranë zyrës së Financës në PDK

Bashkëpunimi politik do të intensifikohet edhe me partnerët tanë ndërkombëtare, me misionet e tyre diplomatike në Tiranë, me fondacione e institute, me PPE, CDU dhe Unionin Kristiandemokrat Europian. Duke ju falënderuar përzemërsisht të gjithë Ju, që i bashkoheni PDK-se në këto momente kritike! Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK

Politike Lulzim Basha Nard Ndoka PDK