alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…

30/11/2021, 22:06
ne Forum
A A
Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…

Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…

Një shans tjetër për PD-në e Berishës mund të jetë një frakturë e fortë në PS, si ajo para zgjedhjeve të 2005-së (që e solli Berishën atëherë në pushtet). Por zëra të veçuar desidentë në sinorin socialist (si i Braçes, p.sh.) nuk mjaftojnë për një frakturë serioze…

Shkruan Eduard Zaloshnja 


-Lexo edhe:

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli persona “non grata”, Berisha hapi ndaj tij një çështje gjyqësore civile për shpifje në Paris, meqë shpallja u bë në Twiter, e ku i fundit lexohet edhe në Francë (si kudo në botë). Ndërkohë ai deklaroi se nuk do ta përfshinte PD-në në këtë çështje, duke e ditur se shumë demokratë e përkrahnin në heshtje në atë situatë. (Në fakt, në Kuvendin veror të PD-së, shumica dërrmuese e delegatëve e shprehën hapur përkrahjen për të, duke e brohorihtur në sallën e mbushur plot).

Deri më 9 shtator, kur Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i PD-së, narrativa e Berishës për atë që kishte ndodhur ishte e thjeshtë: Soros, i mërzitur që Berisha kishte penguar ndarjen e Kosovës, i kishte mbushur mendjen mikut të tij Blinken, që ta shpallte persona non grata, me akuza të servirura nga miku i tij Rama. (Edhe pse opinionistë të ndryshëm sillnin në vëmendje të publikut të dhëna se ideja për shkëmbime territoriale mes Kosovës e Serbisë e kishte origjinën në Administratën Trump, Berisha dhe njerëzit pranë tij vazhdonin ta përsërisnin pa u lodhur këtë narrativë).

Pas vendimit të Bashës më 9 shtator, Berisha filloi serinë e foltoreve, ku narrativa u pasurua. Bashkëpunëtor i Sorosit dhe Ramës ishte edhe “Peng Basha”. Të tre kishin një plan aftagjatë për ndarjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe tani, përveç atij gjyqit civil ndaj Blinken në Paris, do të zhvillohej edhe një revolucion paqësor brenda PD-së, për spastrimin e saj nga soroistët. Objektivi final i revolucionit do të jetë rikthimi i Berishës si Kryeministër, sapo në Shtëpinë e Bardhë të rikthehet Trump ose një besnik i tij, dhe në Departamentin e Shtetit të vijë një Sekretar që do ta shfuqizojë statusin non grata për Berishën.

Kjo narrativë duket se ka funksionuar në sinorin elektoral të PD-së.

Fill pas 9 shtatorit, më rastisi të zhvilloj një sondazh shumë rigoroz me intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, ku u pyet edhe se për cilin nga katër politikanët kryesorë kishin opinionin më pozitiv të anketuarit. Raporti mes përkrahësve të Berishës dhe Bashës më doli i barabartë atëherë: Për çdo përkrahës të Berishës, kishte një përkrahës të Bashës.

Por pas një serie disa javore foltoresh, ky raport ka ndryshuar rrënjësisht. Si sondazhet publike të mediave, edhe ato private që kam zhvilluar vetë, tregojnë se raporti i përkrahësve është aktualisht 5 me 1 në favor të Berishës. Gjë që trgon se, sado të përpiqet Basha me manovrat juridike të Kuvendit të 18 dhjetorit, zotërues i sinorit elektoral të PD-së do të jetë shumë shpejt Berisha.

Por pas triumfit eventual në sinorin e PD-së, Berishës i mbetet të ngjitet në maloren e fortë që ka pikturuar në narrativën e ndërtuar prej tij.

Deri në 20 janar 2025, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit do të jenë demokratët zotër (gjë që do të thotë se qendrimi i administratës amerikane ndaj Berishës nuk do të ndryshojë). Në qoftë se Trump ose një besnik i tij i fiton atëherë zgjedhjet (gjë që ka gjasa të ndodhë), do të duhen disa muaj të bëhen ndryshime themelore në administratë, e cila do të ketë probleme shumë më të rëndësishme se Shqipëria për t’u marrë në muajt e parë. Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të jenë zhvilluar, ku PD-ja do të jetë përballur me makinerinë elektorale të Ramës, e cila i ka llogaritur qysh më 2009-ën se sa votues të majtë ka në secilën nga 5200 qendrat e votimit, dhe që vazhdimisht prodhon rreth 800 mijë vota të majta (PS+satelite) në rang vendi.

Përballë një makinerie të tillë, PD-ja e Berishës mund ta ketë një shans të fitojë, në qoftë se zhvillohen zgjedhje të parakohëshme në SHBA dhe Sekretari i ri i Shtetit shfuqizon statusin non grata të Berishës. Por Kushtetuta Amerikane nuk parashikon në asnjë rast zgjedhje të parakohëshme presidenciale…

Një shans tjetër për PD-në e Berishës mund të jetë një frakturë e fortë në PS, si ajo para zgjedhjeve të 2005-së (që e solli Berishën atëherë në pushtet). Por zëra të veçuar desidentë në sinorin socialist (si i Braçes, p.sh.) nuk mjaftojnë për një frakturë serioze…

Sa për opsionin e sulmit mbi Kryeministrinë (që qarkullon nën zë nëpër kafene), Berisha e ka provuar më shtator 1998 dhe Rama më janar 2011. Nuk funksionon!

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

10/08/2022, 21:45
Forum

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

10/08/2022, 21:20
Forum

Shpërthimet e Ilir Metës dhe fiksimi i shtatorit

10/08/2022, 20:56
Forum

Kur Meta e Berisha refuzojnë të shihen në pasqyrë

10/08/2022, 17:43
Forum

Një dhëmb i sëmurë në nofullën e NATO-s, çfarë do të thotë ndërtimi i një baze ushtarake ruse në Serbi?

10/08/2022, 16:10
Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tretë
Forum

Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tretë

10/08/2022, 12:15
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron

BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron

Lirohen nga komisariati i Fierit 10 naftëtarët e Ballshit, 5 orë në komisariat duke u marrë në pyetje

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

Pasi Kumbaro “rrëmbeu” pushuesit nga Greqia, Rama shkon në tjetër nivel: Tirana e dyta në Mesdhe për vizitorë, na i kalon vetëm Antalia

10/08/2022, 22:28
“Ul pagën k...ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

“Ul pagën k…ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

10/08/2022, 22:27

Kurti dhe Vuçiqi afër një marrëveshje të re/ Në takimin e 18 gushtit dihen detajet

10/08/2022, 22:27

E dërguara e Trump reagon pas bastisjes së banesës: Biden përdor FBI për të sulmuar kundërshtarët, të njëjtën gjë bëri me Berishën

10/08/2022, 22:14

Jeta luksoze e Kim Jong-un, super jahti i diktatorit korean shfaqet pranë mega-rezidencës në ishullin privat

10/08/2022, 22:00
Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

10/08/2022, 21:50
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In