Kulture 9 Shkurt 2023, 12:47

Nata e dytë e Sanremos sjell në skenën e Ariston emrat e mëdhenj të muzikës italiane

Shkruar nga Pamfleti
Nata e dytë e Sanremos sjell në skenën e Ariston emrat e

Nata e dytë e Sanremos sjell në skenën e Ariston emrat e mëdhenj të muzikës italiane

Nata e dytë e festivalit të Sanremos në Itali dhuroi sërish spektakël. Chiara Ferragni, këtë vit në rolin e bashkëprezantueses, shkëlqeu në “Ariston”, por jo pak vëmendje vodhi bashkëshorti i saj, Fedez. Edhe një herë këngëtari shkon kundër të gjithëve me një tekst kënge provokues të krijuar enkas për Festivalin, me kritika për ministin Salvini, ndonëse nuk e përmendi atë.

“Treshja e çudirave”, Morandi, Ranieri dhe Al Bano kanë “firmosur” një copëz historie duke kënduar hitet e tyre të mëdha dhe duke bërë të gjithë Aristonin të këndojë në kor.

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit të Sanremos garuan 14 këngëtarë. Në mesin e të ftuarve, Black Eyed Peas.

Al Banos iu dhurua një moment i veçantë në skenën që i dha shumëçka. 4 torta hynë për 80-vjetorin e Al Bano-s, i cili do ta festojë më 20 maj me një koncert në Verona Arena. Për të treguar se mosha është thjesht një numër, Al-Bano dhuroi 3 pompa dhe i bëri homazhe Ariston për të cilën tha se i “detyrohet gjithçka, suksesin dhe rilindjen e tij”.

Në fund të natës, juria vendosi një renditje të këngëve që u interpretuan. Ashtu si nata e parë, edhe kjo renditje merret në konsideratë vetëm me televotimin për të përcaktuar superfinalistin në natën finale.

Natën e 3-të, e cila do të jetë sonte, të 28 artistët do të performojnë këngët e tyre live për herë të dytë.

Kulture #Nata e dyte Sanremo