Bota25 Janar 2023, 18:39

NATO “blindon” Ukrainën, pas Gjermanisë edhe SHBA-ja njofton dërgimin e tankeve “Abrams” në Kiev

Shkruar nga Pamfleti
NATO “blindon” Ukrainën, pas Gjermanisë edhe SHBA-ja

Presidenti amerikan, Joe Biden në një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmua se SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë.

Ai tha se ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin, Rishi Sunak dhe kryeministren, italian Giogia Meloni për mbështetjen për Ukrainën këtë mëngjes.

Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, ekuivalente me një batalion ukrainas. Sekretari Austin e ka rekomanduar këtë hap sepse do të rrisë kapacitetin e Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj dhe për të arritur objektivat strategjikë. Tanket Abrams janë tanket më të aftë në botë dhe janë gjithashtu jashtëzakonisht komplekse për t’u përdorur dhe mirëmbajtur. Kështu që ne po i japim Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur në mënyrë efektive këto tanke në fushën e betejës,” u shpreh Biden.

Biden tha gjithashtu se dërgimi i këtyre tankeve do të marrë kohë, por shtoi se SHBA fillimisht do të sigurohet që trupat ukrainase të jenë “plotësisht të përgatitura” për të përdorur tanket.

Mbështetja e aftësisë së Ukrainës për të luftuar agresionin rus, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial është një angazhim mbarëbotëror,” shtoi Biden.

Kjo deklaratë vjen pas konfirmimit të më herët nga kancelari, Olaf Scholz se Gjermania do të dërgojë  tanke Leopard në Kiev.

Bota SHBA tanke Ukrainë.