
NATO: Dialogu Kosovë-Serbi, parësor për paqen dhe stabilitetin në rajon
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se NATO-ja ka deklaruar se shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç kishte shkelur rregullat kur hyri në Kosovë.
Për këtë arsye presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar policinë në Mitrovicën e Veriut, pa miratimin e KFOR-it.
“Incidenti i 26 marsit në veri të Kosovës nxjerr se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe se problemet zgjidhen vetëm në mënyrë konstruktive.
NATO plotësisht mbështet dialogun dhe thirrjet për vazhdimin e tij sa më parë që të jetë e mundur. Kjo është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon.
KFOR-i vazhdon të jetë garantues i sigurisë dhe lëvizjes së lirë gjithandej Kosovës, sipas rezolutës 1244”, tha zëdhënësi i KFOR-it Pierce Kazalet.