Bota29 Qershor 2022, 11:28

NATO i frikësohet Kinës, tre vendet e fuqishme në Azi dhe Paqësor marrin pjesë në Samitin e Madridit

Shkruar nga Pamfleti
NATO i frikësohet Kinës, tre vendet e fuqishme në Azi dhe

Në samitin e NATO-s që po mbahet në Madridit këtë javë po marrin pjesë edhe tre vende të rëndësishme aziatike: Australia, Japonia dhe Korea e Jugut, që nuk nuk janë pjesë e aleancës.

Lidhur me këtë pjesëmarrje, është shqetësuar  Kina, i cila i frikësohet një zgjerimi të NATO-s në Azi dhe Paqësor.

Liderët e katër vendeve të rëndësishme aziatike kanë mbërritur në Madrid për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti që është cilësuar historik.

Edhe më herët, amerikanët e kanë venë në qendër të vëmendjes strategjike të tyre zonën  Azi- Paqësor.

Rritja e fuqishme e Kinës ka sjellë shqetësim të shtuar të fqinjëve të ndryshëm që e kanë parë më të arsyeshme një aleancë me Amerikën.

Më herët, amerikanët kanë krijuar të ashtuquajturën Quad, aleancën me tre vende të fuqishme aziatike, Indi, Australi dhe Japoni, për të përmbajtur ekspansionin kinez.

Një problem tjetër që paraqitet në Azi është edhe pajisja me armë bërthamore e Koresë së Veriut.

Edhe Pekini ka reaguar duke thënë se kundërshton me vendosmëri përfshirjen e NATO-s në rajonin e Azisë-Paqësorit ose krijimin e një “versioni Azi-Paqësor të NATO-s”.

Samiti i NATO-s që hapet në Madrid është një samit “historik dhe transformues”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.

Sipas tij bota tani është përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bota Azi KIna samiti i NATO