Bota29 Qershor 2022, 15:41

NATO me "dorë të hekurt" ndaj Rusisë! Çfarë po i premton Stoltenberg Ukrainës?

Shkruar nga Pamfleti
NATO me "dorë të hekurt" ndaj Rusisë! Çfarë

Wagner po stërvisin paramilitarët serbë? Stoltenberg thirrje për ndaljen e retorikës provokuese: NATO është gati!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës “minon rëndë sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar” dhe se Rusia është “kërcënimi më domethënës dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve dhe për paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike”.

Përveç rritjes së mbrojtjes ndaj Suedisë dhe Finlandës nga çdo kërcënimi të mundshëm, tashmë që janë edhe një hap larg anëtarësimit, Shefi i NATO-s premtoi se Aleanca do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej, duke ofruar mbështetje politike dhe praktike në terma afatgjatë për Ukrainën.

Por çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Sipas Stoltenberg, Ukraina do të marrë:

Ai theksoi se kjo do të ndihmojë Ukrainën të kalojë nga pajisjet e epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-s.

“E gjithë kjo tregon përkushtimin tonë për të ardhmen e Ukrainës dhe se angazhimi ynë është i palëkundur. Një Ukrainë e fortë e pavarur është jetike për stabilitetin e zonës euro-atlantike”- tha Stoltenberg.

Bota Agresioni rus NATO Ukrainë.