Bota16 Nëntor 2022, 14:30

NATO në gatishmëri për predhat në Poloni/ Gjermania ngre në fluturim avionët, Stoltenberg bën përgjegjëse Moskën

Shkruar nga Pamfleti
NATO në gatishmëri për predhat në Poloni/ Gjermania ngre

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO është vënë në alarm nga raketat që goditën mbrëmjen e djeshme një fshat të Polonisë (anëtare e aleancës) në kufi me Ukrainën.

MegjithësePolonia u shpreh raketat ishin një aksident fatkeq nga forcat e Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve se fajin për shpërthimet e ka Rusia.

“Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare ndërsa vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës.

Rusia mban përgjegjësi për atë që ndodhi dje në Poloni, sepse kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës së vazhdueshme dhe valës së sulmeve nga Rusia kundër Ukrainës.

Ukraina “sigurisht” ka të drejtën të rrëzojë valën e raketave ruse që synojnë qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës. NATO po përgatitet për aksidente të tilla për t’i parandaluar ato të ndodhin dhe nëse ndodhin për të siguruar që ato të mos dalin jashtë kontrollit.”, tha ai.

Edhe pse u tha se ishte një incident sulmi me raketa, Gjermania i ka ofruar ndihmë Polonisë, teksa tensionet me Rusinë ende janë të larta.

Berlini zyrtar do t’i dërgojë avionët e saj luftarakë për të mbështetur patrullimet mbi qiellin polak.

Ky lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, Christian Thiels në një konferencë shtypi.

“Si një reagim i menjëhershëm ndaj incidenteve në Poloni, ne do të ofrojmë forcimin e policisë ajrore me patrulla ajrore luftarake mbi hapësirën e saj ajrore me Eurofighters gjermanë.

Kjo mund të ndodhë nga nesër, nëse Polonia dëshiron.”, tha ai.

Ai tha se avionët do të niseshin “nga bazat ajrore gjermane” pa pasur nevojë të zhvendosnin avionët në Poloni.

Patrulla të tilla kryhen në “hapësira ajrore specifike”, të cilat “janë dakorduar saktësisht me palën polake”, tha Thiels.

Para reagimit të shefit të NATO-s, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se nuk ka asnjë indicie se shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Në një konferencë për shtyp presdenti polak tha se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.

“Absolutisht asgjë nuk jep indikacione që ky ishte një sulm i qëllimshëm mbi Poloninë… Ka shumë gjasa që ishte një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Duda.

Ai tha se ka “shumë të ngjarë” që një shpërthim rakete në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse. Ajo ka mohuar se ishte fajtor për shpërthimin në fshatin polak.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

Bota Gjermania NATO Polonia Rusia