Bota26 Prill 2022, 08:24

“NATO në konflikt me Rusinë”, Lavrov kërcënon Perëndimin: Rrezikojmë luftën e tretë botërore!

Shkruar nga Pamfleti

“NATO në konflikt me Rusinë”, Lavrov kërcënon Perëndimin: Rrezikojmë luftën e tretë botërore!

“Rusia dëshiron të eliminojë kërcënimin e konfliktit bërthamor, pavarësisht rreziqeve të larta që ekzistojnë aktualisht dhe dëshiron të kufizojë të gjitha mundësitë e rritjes “artificiale” të këtyre rreziqeve.” Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e djeshme nga televizioni rus.

“Ky është pozicioni ynë bazë, mbi të cilin bazojmë gjithçka. Rreziqet janë të rëndësishme tani. Nuk dua t’i rris artificialisht këto rreziqe. Shumë do ta donin. Rreziku është serioz, real. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Moska do të vazhdojë bisedimet e paqes me Kievin”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke akuzuar Ukrainën për “shtirje” për të biseduar dhe duke paralajmëruar se ekziston një rrezik “real” i një lufte të tretë botërore.

“Rreziku është serioz, është real, nuk duhet ta nënvlerësojmë”, theksoi Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus akuzoi presidentin ukrainas, ish-aktor i zgjedhur në vitin 2019, se “shtirej” se po negocionte.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
“Ai është një aktor i mirë … nëse shikojmë me kujdes dhe lexojmë me kujdes atë që thotë, do të gjejmë mijëra kontradikta. Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është e ndërsjellë, nuk kontribuon në procesin e negociatave. Por ne vazhdojmë të negociojmë me grupin (të zgjedhur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky). Situata në Ukrainë do të përfundojë me një traktat, por përmbajtja e tij do të varet nga situata në fushën ushtarake”,
tha Lavrov.

Lavrov ka deklaruar gjithashtu se armatimet e dërguara nga perëndimi në Ukrainë sipas tij do të thotë se aleanca e NATO-s është “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë”.

“Dorëzimi i armëve perëndimore në Ukrainë do të thotë se NATO është ‘në thelb e përfshirë në një luftë me Rusinë’ dhe Moska i konsideron këto armë objektiva legjitime ushtarake. Këto armë janë një objektiv legjitim për forcat e armatosura ruse si pjesë e një operacioni special ushtarak në Ukrainë. Objektet e magazinimit në Ukrainën perëndimore tashmë janë shënjestruar më shumë se një herë” nga forcat e armatosura ruse dhe “nuk mund të bëhej ndryshe.

NATO, në thelb, u përfshi në një luftë me Rusinë përmes një ndërmjetësi dhe po e pajis këtë ndërmjetës. Lufta do të thotë luftë”, tha Lavrov për televizionin shtetëror rus.

Sjellim në vëmendje se ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se komentet e fundit të Lavrov ishin një tregues që Rusia kishte humbur “shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështeste Ukrainën”.

Kështu që flitet për një rrezik “real” të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë se Moska e ndjen humbjen në Ukrainë,” shkroi ai në Twitter.

Disa ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

Bota #lufte e trete boterore #perendim Kercenim Konflikt NATO Rusi Sergei Lavrov