
Wagner po stërvisin paramilitarët serbë? Stoltenberg thirrje për ndaljen e retorikës provokuese: NATO është gati!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin elektrik të Ukrainës, infrastrukturën e gazit dhe shërbimet thelbësore për njerëzit.
“Të bësh këtë kur hyjmë në dimër tregon se presidenti Vladimir Putin tani po përpiqet të përdorë … dimrin si një armë lufte kundër Ukrainës”- tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Bukuresht, përpara një takimi dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Vlen të theksohet se, Uashingtoni është shprehur i gatshëm të ulet sërish me Moskën, pasi Rusia “shqyrtoi në mënyrë të njëanshme” bisedimet me SHBA për rifillimin e inspektimeve të armëve bërthamore që ishin caktuar të zhvilloheshin në Kajro. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni ishte gati të ricaktojë sa më shpejt të jetë e mundur takimin e Komisionit Konsultativ dypalësh sipas traktatit të ri “START” SHBA-Rusi që ishte planifikuar të fillonte të martën.