Bota11 Janar 2019, 09:11

Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i fundit nazist

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i fundit nazist

Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i fundit nazist

Mediat gjermane kanë raportuar se ka vdekur personi që mendohet të jetë bashkëpunëtori i fundit nazist në Shtetet e Bashkuara.

Mediat “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Westfaelische Nachrichten” cituan zyrtar gjerman, të cilët njoftuan se Jakiw Palij, 95 vjeçar, ka vdekur më 9 janar në qytetin gjerman Ahlen.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Palij, ka qenë roje i ish kampit nazist, ndërkaq ka jetuar me dekada pa u vënë re në New York derisa u zbulua e kaluara e tij dhe ai u deportua në Gjermani në vitin 2018.

Departamenti i Drejtësisë tha se Palij ka shërbyer si roje i armatosur në kampin nazist në Trawniki në Poloninë e pushtuar.

Ai kishte përkatësi etnike ukrainase ndërkaq ishte i lindur në territorin polak. Palij emigroi në SHBA më 1949 dhe u bë shtetas amerikan më 1957.

E kaluara e tij u zbulua më 2003 dhe atij iu mor shtetësia amerikane dhe u lëshua urdhërua të deportohet në Gjermani .

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ai ka pasur rol kyç në ndihmën për shfarosjen e hebrenjëve në kampin Traëniki.

Deportimi i tij u shty me vite të tëra pasi as Polonia dhe as Ukraina nuk e pranonin. Gjermania gjithashtu nuk e pranoi për një kohë duke thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë shtetas gjerman.

Por vitin e kaluar qeveria gjermane u pajtua ta pranojë atë.

Ambasadori amerikan Richard Grenell, i cili ka lobuar në Gjermani për të pranuar Palij, ka thënë se ai është njoftuar me vdekjen e tij.

“Do të ishte tronditëse për shumë amerikanë nëse ai kishte vdekur në U.S, në atë që shumë e konsideronin si një ikje të rehatshme” ka thënë Grenell për Associated Press./REL

Bota bashkëpunëtori i fundit nazist Jakiw Palij