Aktualitet 7 Prill 2022, 18:06

Ndahet nga jeta historiani i njohur, “Mësues i Popullit”, Sherif Delvina

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta historiani i njohur, “Mësues i Popullit”,

Ndahet nga jeta historiani i njohur, “Mësues i Popullit”, Sherif Delvina

Shuhet në moshën 90 vjeçare, historiani dhe studiuesi i njohur, Sherif Delvina, “Mësues i popullit”.

Profesor Delvina, person i persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, njihet për kontributin e dhënë në historinë shqiptare. Ai ishte autor i shumë librave studimor.

Studiuesi solli në Institutin e Historisë regjistrat otomanë të viteve 1500-1600 nga Arkivi i Sulltanit në Turqi, ku jepen të gjithë banorët e Shqipërisë me emra dhe mbiemra. Ajo që ka më tepër rëndësi në këto regjistrime është se deri në vitin 1690, në regjistrat osman, nuk figuronte të kishte asnjë minoritar në Shqipëri.

Po ashtu, Delvina arriti në konkluzionin se arvanitasit, komunitete shqipfolëse në Greqinë e Veriut, janë 2-3 milionë. Ata, sipas tij, duhet të konsiderohen nga grekërit si minoritet gjuhësor, megjithëse këta të fundit nuk kanë dashur t´ia dinë, duke mos dëgjuar as këshillat e Evropës. Historiani ka studiuar hartat e vjetra të Epirit, që i paraqisnin këto treva që nga shekulli i XV-të, për të hedhur më shumë dritë sa i përket debatit për prejardhjen e shqiptarëve.

Aktualitet “Mësues i popullit” Sherif Delvina