Aktualitet18 Mars 2019, 23:47

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare këtë të hënë ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Alushi, ishte një nga këngëtarët më të mirë shkodran dhe më të dashur të publikut për shumë dekada me radhë me një karrierë shumë të pasur në muzikën popullore.

Një prej artistëve me një numër shumë të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij. Kohët e fundit u la në harresë nga të gjitha pushtetet duke mos i dhënë asnjë lloj mbështetjeje apo kujdesje për kontributin e tij në muzikën dhe artin e kulturën shqiptare. Ditët u fundit u shtrua në spitalin rajonal të Shkodrës pas një sëmundje që e kishte prej kohësh duke mos arritur që ta përballojë dhe duke u ndarë nga jeta .


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet