Është ndarë nga jeta në nga jeta në moshën 71-vjeçare, Radomir Antic, trajneri që drejtoi 3 skuadrat e mëdha spanjolle; Atletikon e Madridit, Barcelonën dhe Realin e Madridit.
Lajminm për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, Atletiko e Madridit, klub me të cilin serbi pati suksesin më të madh, ku në 5 sezone me ta arriti të fitonte 2 tituj në një kampionat të vetëm.
Në faqen zyrtare madrilenët i shprehin ngushëllime familjarëve të ish-trajnerit serb. Për skuadrën e Atletikos do të mbetet gjithmonë një nga trajnerët legjendar.
The Atlético de Madrid family is mourning the passing of Radomir Antić, one of our legendary coaches. You will forever live in our hearts. Rest in peace. pic.twitter.com/C5UulDOZSo
— Atlético de Madrid (@atletienglish) April 6, 2020