Kulture19 Janar 2023, 09:50

Ndahet nga jeta zbutësja e parë dhe e vetme e kafshëve në Cirkun Shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta zbutësja e parë dhe e vetme e kafshëve në

Ndahet nga jeta zbutësja e parë dhe e vetme e kafshëve në Cirkun Shqiptar

Ndërroi jetë Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar.

Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësues të Cirkut Kombëtar, ku ndër të tjera shkruajnë se Baçova ishte mësuese e “nxënësve” qen dhe i mësoi atyre të zgjidhnin ushtrime matematikore dhe të bënin fluturime akrobatike, duke mahnitur spektatorët.

“Ishte viti 1964 në korridoret e Cirkut të Tiranës, mes akrobatëve, xhonglerëve, ekuilibristëve, klounëve, u duk edhe një vajzë e re, e veshur me rroba akrobatësh. Në dorë mbante një shkop të hollë, të vogël, duke zhvilluar një orë mësimi në një klasë, me banka, dërrasë të zezë, “nxënësit’ e saj ishin; Rrapi, Xhina, Diana dhe Luçi. Mësuesja e tyre, Sania, i drejtonte të sistemoheshin nëpër banka, të rrinin urtë e të silleshin mirë, të kishin mendjen në mësim.

Ishte ora e matematikës. Mësuese Sania shkruante numra në dërrasën e zezë dhe “nxënësit-qen” me lehjet e tyre plot zë të lartë, jepnin zgjidhjen e veprimit matematikor. Kur u shfaq ky numër para spektatorëve, në premierën “Fluturime akrobatike”, jo vetëm u prit me kureshtje, por edhe u duartrokit shoqëruar edhe me të qeshura. Spektatorët kishin parë në cirk, një zbutëse kafshësh femër! Kjo ishte ngjarja që do të mbetet në kujtesën e historisë, si zbutësja e parë e kafshëve dhe e vetme në Artin e Cirkut Shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësuesve të cirkut.

Kulture #Sanie Baçova #zbutese kafshesh ndërron jetë