Showbiz29 Gusht 2019, 12:15

Ndahet pasuria e Aretha Franklin, Obama pretendon një kapele

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet pasuria e Aretha Franklin, Obama pretendon një kapele

Aretha Franklin vdiq në vitin 2018 dhe pasurinë ua la katër fëmijëve të saj.

Ndërkohë që katër fëmijët kanë nisur luftën ligjore mbi trashëgiminë, del edhe një person i pestë: Barack Obama.

Ish-presidenti në fakt, pretendon kapelen e vendosur nga Mbretëresha e Soul-it gjatë ceremonisë historike të betimit të tij në janar të 2009-s kur u bë president ii parë afro amerikan i Shteteve të Bashkuara.

Kur më 20 janar të 2009-s një  Aretha Franklin e emocionuar u ngjit në skenënë e Washington për të kënduar para miliona vetëve këngën patriotike  “My Country ‘Tis of Thee” në nder të presidentit të 44-t të SHBA, kapelja mori vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ishte krijuar me lesh ngjyrë grid he një fjongo të madhe të dekoruar me kristale Swarovski, krijuar për të nga  Luke Song.

Sipas vetë stilistit, dëshira e vetë këngëtares ka qenë që kapelja të përfundonte në duart e Obama-s.

Pas vdekjes së ‘yllit të zi’ dhe gjetjes së tre testamenteve të shkruara me dorë në shtëpinë e saj në Detroit, ndarja e trashëgimisë është komplikuar.

Tani një gjykatës i Kontesë së Oakland County ka urdhëruar ekspertizën e dorëshkrimeve.

Nëse Obama do mund ta marrë kapelen, objeti do gjendet në bibliotekën presidenciale që do ndërtohet në Chicago.

Showbiz Aretha Franklin Barack Obama kapele trashëgimi