Bota13 Gusht 2022, 21:30

“Ndal, Vuçko, ndal”, zbardhen dëshmitë rrëqethëse të banorëve në Cetinjë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Cetinjë ka qenë drithëruese për banorët e zonës.

Njëri prej banorëve thotë se është i habitur nga ngjarja, pasi në sjelljen e tij autori nuk shfaqte apo tregonte se mund të ishte i rrezikshëm. Por sipas tij ai po sillej çuditshëm

“Kohët e fundit, ndoshta edhe në muajt e fundit, nuk ishte më Vuku që njihnim më parë. Mund të themi se ai vazhdimisht kishte ndjenjën se dikush po e përndiqte”, thotë një prej banorëve në Cetinjë.

Në lagjen ku ndodhi masakra dje nuk dëgjohet asgjë. Në një nga shtëpitë ku janë vrarë njerëz, janë mbledhur të afërmit, ndërsa në ballkon shihen persona me të zeza.

“Një i vdekur dje ishte shtrirë në portën time. Gruaja ime ishte aty me fëmijët kur filluan të shtënat, në njëfarë mënyre arriti t’i tërhiqte në shtëpi dhe të mbyllej”,-thotë një banor, raportojnë mediat malazeze.

“Vrau djalin te dera, dhe më pas edhe vëllain e tij më të vogël që tentoi të fshihej. Ai vrau nënën e tyre për herë të tretë. Pastaj thirri burrin e Natashës dhe i tha: Unë vrava familjen time”, shtoi ai.

Ndërsa një tjetër tha se Boriloviç ka qenë jashtëzakonisht dyshues dhe mosbesues ndaj fqinjëve të tij me të cilët ka jetuar për vite të tëra, ka shfaqur edhe disa shenja të sjelljes paranojake, por megjithatë askush nuk mund ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte në të vërtetë më gusht.

“Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet, ka qenë shef i shërbimit të higjienës së mjedisit, i ngarkuar me rregullimin e parkut, montimin e orendive… Ishte një njeri punëtor, por kohët e fundit ka qenë i tërhequr, ai ishte si një “ujk i vetmuar”. Ai vinte në punë, bënte atë që duhej të bënte dhe më pas izolohej, distancohej nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bënte gjithçka për të ndihmuar të tjerët”, tha njëri prej kolegëve të autorit.

Në një video që u shfaq në rrjetet sociale, që zgjati dy minuta e 17 sekonda, i afërmi i vrasësit tregon se si Boriloviç vrau dajën e tij.

“ A e dini se çfarë bëri ai? Ka qëlluar për një orë, me armë”, tha një tjetër i afërm i Boriloviçit, i cili pohoi se ai prej kohësh po sillej çuditshëm.

Më pas ai përshkroi atë që ndodhi para shtëpisë së Boriloviçit, kur xhaxhai i tij u përpoq ta qetësonte dhe më pas ai e vrau.

“Unë i thashë ‘mos, Goran, prit pesë minuta, do të qetësohet’. Unë eca pranë tij dhe ai më pas i thashë: ‘Ndal, Vuçko, ndal’. Dhe ai mu përgjigj  ‘Pse ke ardhur? Kush të dërgoi? Çfarë ndalese?’. Dhe ai e vrau, e unë isha pranë tij”, tha ai.

Bota Deshmi Mali i Zi Vrasje