Mbyllja e fundjavës ka sjellë irritimin e qytetarëve.
Në rrjetet sociale, ziejnë komentet për vendimin që i ndalon daljen nga zona e Liqenit për të marrë ajër të pastër.
Shumë qytetarë po organizohen në rrjetet sociale për të protestuar sot pasdite, në orën 18:00, te Parku i Liqenit, kundër vendimit që i ndalon të dalin për ajër.
Nuk ka asnjë arsye shkencore apo vendimarrje shtetërore për mbylljen e Parkut të Liqenit, thonë qytetarët.
Shumë prej tyre i janë drejtuar Liqenit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, por janë ndaluar nga patrulla e policisë.
Të indinjuar, ata thonë se nuk mund të ndalohen edhe për thithjen e ajrit.