Kronike 8 Tetor 2022, 22:39

Ndalimi i Indrit Dokles dhe Fatjon Muratit, reagon policia dhe zbardh detajet e operacionit

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi i Indrit Dokles dhe Fatjon Muratit, reagon policia dhe zbardh detajet e

Policia ka reaguar mbi operacionin e sotëm, ku u shoqërua Endrit Dokle, ish-anëtari i bandës së Durrësit. Sipas policisë, ai ka qenë në një automjet me shtetasin Fatjon Murataj, që ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçi, 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, tha policia.

Kronike Dokle policia