Politike11 Shkurt 2023, 16:25

Ndalimi i protestuesve nga policia, deputetët e PD mblidhen para komisariatit: Lironi mbështetësit tanë

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi i protestuesve nga policia, deputetët e PD mblidhen para

Ndalimi i protestuesve nga policia, deputetët e PD mblidhen para komisariatit: Lironi mbështetësit tanë

Pas arrestimit të 3 protestuesve gjatë tubimit përpara kryeministrisë, deputetë të Partisë Demokratike janë nisur drejt komisariateve numër 1 dhe 2.

“Rama e ka të qartë mesazhin. Të gjithë deputetët janë të gatshëm të qëndrojnë këtu për t’i nxjerrë ata të lirë.”, tha Bylykbashi.

Gjatë tubimit, protestuesit hodhën shashka dhe lëndë të tjera piroteknike drejt kryeministrisë, ndërsa ndalimi i tyre u bë pas mbarimit të protestës.

Nga selia e PD-së, deputeti Berisha i ka bërë thirrje policisë që t’i lirojë.

“I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik”, tha Berisha.

Politike Oerd Bylykbshku PD