Sport31 Janar 2023, 18:59

“Ndalni!” Gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për Superligën e Europës: Nuk mund të pengoni konkurrencën

Shkruar nga Pamfleti
“Ndalni!” Gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për

“Ndalni!” Gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për Superligën e Europës: Nuk mund të pengoni konkurrencën

Ndodhi ajo që nuk pritej! Kthesa e bujshme për fatin e Super Ligës së Europës vjen nga Madridi. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll ka pranuar ankesën e ‘A22 Sports’. Si e tillë Super Liga mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA.

“Përndryshe, – shkruhej në vendim, – parimi i meritës që informon ligji i konkurrencës do të shkelej”. Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona janë të vetmet klube që çuan përpara projektin, në konflikt të hapur me UEFA-n.

Në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternativë ndaj atyre të organizatës aktuale. Siç shkruajnë, tre magjistratët e gjykatës, në dokumentet në të cilat AS ka pasur akses, “FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjellje anti-konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave europiane. Mbi të gjitha, nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Super Liga e Europës”.

Prandaj, vendimi urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të përmbahet nga miratimi i çdo mase apo veprimi. Apo edhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate (…) që pengon drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgatitjen ose zhvillimin e këtij turneu. Vendimi gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të shpallin, ose kërcënojnë me masa disiplinore ose sanksione klubet, drejtorët dhe njerëzit të klubeve dhe/ose lojtarët që marrin pjesë në përgatitjen e Super Ligës së Europës.

Sport FIFA Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll Superliga e Europës UEFA