Bota 8 Dhjetor 2022, 10:50

Ndalohen në 100 vende, Ukraina i kërkon Amerikës bomba "thërrmuese"

Shkruar nga Pamfleti
Ndalohen në 100 vende, Ukraina i kërkon Amerikës bomba

Ukraina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por që Rusia vazhdon t’i përdorë me efekte shkatërruese në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Moska në konfliktin në Ukrainë është ulur falë presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë. Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ushtrisë së Ukrainës njoftoi  se autoritetet pushtuese ruse po shkarkojnë me forcë pacientët civilë nga spitalet në pjesën e pushtuar të rajonit të Luhansk, edhe nëse ata nuk e kanë përfunduar ende trajtimin e tyre.

CNN raporton duke cituar disa burime, se autoritetet amerikane nuk e kanë refuzuar përfundimisht kërkesën.

Ushtria ruse ka lëshuar mëngjesin e sotëm më shumë se një mijë raketa dhe raketa në 8 sulmet e fundit ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat vendase dhe ato të huaja presidenti i kompanisë elektrike ukrainase Ukrenergo Volodymyr Kudrytsky.

“Këto sulme përfaqësojnë goditjen më të madhe ndaj rrjetit elektrik që njerëzimi ka parë ndonjëherë. Më shumë se 1000 predha dhe raketa u qëlluan në linjat e energjisë elektrike duke shkaktuar dëme serioze në Ukrainë. Edhe pse kemi humbur 25% deri në 30% të konsumit në krahasim me periudhën e paraluftës, mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike është më e madhe dhe më serioze”, tha ai.

Bota SHBA Ukraina