Sport17 Janar 2023, 16:12

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në Australian Open

Shkruar nga Pamfleti
Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në Australian Open

Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e tenisit “Australian Open”, pas një incidenti në fushën e lojës.

Fillimisht spektatorëve u është mundësuar përdorimi i flamujve, me kushtin që nuk e pengojnë lojën.

Mirëpo organizatorët e kanë ndryshuar këtë vendim të martën, pasi tifozët janë parë me një flamuj rusë në garën mes tenistes ukrainase, Katerina Baindël dhe ruses, Kamilla Rakhimova.

Ndalesa ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë, për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, kanë thënë organizatorët përmes një deklarate.

Tifozët ukrainas e kanë telefonuar policinë dhe zyrtarët e sigurisë në raundin e parë të garës, duke pretenduar se tifozët rusë kanë “tallur” Baindlin.

Atletëve rusë dhe atyre bjellorusë u është ndaluar gara me flamujt e shteteve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

Bjellorusia, shtet fqinj i Rusisë, e ka përkrahur Moskën në luftën e nisur.

Aktualisht, lojtarët e këtyre shteteve janë duke garuar me një flamur neutral në turneun e tenisit në Australi.

Sport Australian Open flamujt rusë dhe bjellorusë