Bota 1 Qershor 2018, 15:25

Ndalohet rreptësisht qarkullimi i këtij shurupi! Në vend të shëroheni në fakt jeni droguar

Shkruar nga Pamfleti
Ndalohet rreptësisht qarkullimi i këtij shurupi! Në vend të

Nigeria ka njoftuar ndalimin e prodhimit dhe importit të shurupit të kollit që përmban kodeinë. Pas një investigimi nga BBC, u zbulua se po krijohej një epidemi varësie ndaj saj.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë i tha BBC se rezervat e mbetura në dyqane mund të shiten vetëm me recetë.

Hetimi i BBC tregon se shurupi shitej në tregun e zi dhe përdorej nga nigerianët e rinj për tu droguar.

Aty kishte disa emra të famacive që shisnin ilegalisht këtë ilac.

Sondazhi i përbashkët i BBC, Afrika Eye dhe BBC Pidgin nxiti një reagim të shpejtë nga njerëzit në të gjithë vendin, duke përfshirë zonjën e parë të Nigerisë, Aisha Buhari, e cila tha në një postim në Instagram se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga zhvillimmi i këtij problemi, sidomos në veri të Nigerisë.

“Unë u bëj thirrje të gjitha agjencive të sigurisë, ligjvënësve, gjyqësorit, prodhuesve të drogës, shoqërisë civile, rregullatorëve, mësuesve, prindërve, fqinjëve dhe juve ta merrni këtë si një luftë personale dhe ta ndaloni kërcënimin”, shtoi ajo

Bota