Kronike23 Prill 2022, 09:46

Ndaluan makinën që bënte manovra të rrezikshme, dhunohen dy efektivë të policisë rrugore në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
Ndaluan makinën që bënte manovra të rrezikshme, dhunohen dy

Ndaluan makinën që bënte manovra të rrezikshme, dhunohen dy efektivë të policisë rrugore në Bulqizë

Një person është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar dy efektivë policie. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Indrit Losha, ndërsa janë shpallur në kërkim Alketo Stafa dhe Armand Dumani.

Losha u ndalua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, në gjendje të dehur, po bënte manovra në rrugë. Ai ka kundërshtuar efektivët që të mos shoqërohej në komisariat, por u vu në pranga. Ndërkohë dy personat e tjerë dhunuan efektivët, duke mundur më pas të arratisen.

“Gjatë procesit të verifikimit, punonjësit e policisë hasën në rezistencën e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve që ndodheshin në këtë mjet, për të mos kryer testin e alkoolit drejtuesi i mjetit. Të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë duke ju shkaktuar dëmtime fizike dy prej punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin Indrit Losha, 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit Alketo Stafa, 22 vjeç dhe Armand Dumani 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit”, bëri me dije policia.

Kronike Bulqizë policia