Aktualitet28 Prill 2022, 22:20

Ndarja e Tiranës nga Shkupi, Ngjela: Nuk e kemi në disfavor veton bullgare

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja e Tiranës nga Shkupi, Ngjela: Nuk e kemi në disfavor veton

E ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur dëshirën për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit nëse Bullgaria nuk heq veton në qershor, avokati Spartak Ngjela thotë se qëndrimi bullgar nuk është në disfavor të shqiptarëve.

“Nuk e kemi shumë në disfavor, sepse nëqoftëse ata njohin pakicën bullgare merr shumë forcë pjesa shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në momentin që hyn në BE mund të bëhet një kërkesë për vetëvendosje në Maqedoni, pjesa bullgare të shkojë në Bullgari dhe pjesa shqiptare të vijë këtu. Nuk e keni menduar fare këtë?”, tha ai

I ftuar në “Rtv Ora”, Ngjela thotë se bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në evolucion të madh dhe për këtë meritën ja njeh SHBA-së. “Ka një evolucion të madh të botës shqiptarë në Ballkanin Perëndimor si pasojë e aleancës me SHBA”, tha ai.

E megjithatë ai nuk e sheh të mundur ndarjen e dy shteteve nga procesi.

“Nuk besoj se do të ndahet Maqedonia nga Shqipëria por a do ta bëjë Maqedonia njohjen e asaj që kërkon politika bullgare nuk e di”, tha ai.

Tirana integrimi Ngjela