Bota28 Mars 2022, 16:09

Ndarja e Ukrainës, këshilltari i Zelenskyt: Nuk lëshojmë asnjë pjesë nga territori ynë

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja e Ukrainës, këshilltari i Zelenskyt: Nuk lëshojmë

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë për “BBC” se Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë territori.

Duke folur në prag të bisedimeve të mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës, Alexander Rodnyansky tha se tani presioni është mbi Rusinë. “Është e qartë, ata nuk mund ta përballojnë këtë luftë për vite të tëra dhe morali i tyre është shumë i ulët”, tha ai.

Rodnyansky, i cili është gjithashtu asistent profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se Ukraina nuk do të sakrifikonte “integritetin e saj territorial”.

“Nëse pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t’i lëmë ata? Le të flasim për të gjithë idenë e copëtimit të vendit tonë”, tha këshilltari.

Ai sugjeroi një version “më konkret” të “memorandumit të Budapestit”, i cili i dha Ukrainës garancitë e sigurisë për të arritur paqen.

“Memorandumi i Budapestit duhej të garantonte sigurinë tonë në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore në vitet ’90-të. Do të duhej të ishte diçka po në ato linja”, tha ai. Më tej u shpreh se përfshirja e mundshme e vendeve të NATO-s në një pakt të tillë do të ishte një “çështje delikate”.

Bota #Keshilltar #Ukrianë Rusia Zelensky