Sport14 Shtator 2022, 18:16

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabetë II, ja kur do të luhet ndeshja Arsenal-PSV, bie ndesh me kalendarin e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabetë II, ja kur do të

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabetë II, ja kur do të luhet ndeshja Arsenal-PSV, bie ndesh me kalendarin e Premier Ligës

Tashmë është zyrtare! Ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së, e vlefshme për sfidën e dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë do të zhvillohet më 20 tetor në orën 19:00, në stadiumin “Emirates”.

Këtë lajm e ka bërë publike UEFA, teksa takimi, i cili ishte planifikuar fillimisht të luhej në datën 15 shtator është shtyrë pas përgatitjes së funeralit të Mbretëreshës Elizabetë II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Për rrjedhojë, ndeshja mes Arsenalit dhe Mançester Sitit, e vlefshme për javën e 12 të Premier Ligës, e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 19 tetor, është shtyrë për një datë tjetër.

Sport Arsenal europa League PSV UEFA