Sport 2 Janar 2023, 17:13

Ndarja nga jeta e “Mbretit”, Infantino : Do të kërkojmë që çdo vend i botës të emërtojë një stadium në nder të Pele

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e “Mbretit”, Infantino : Do të

Gianni Infantino sot ka qenë i pranishëm në Sao Paulo, ku mori pjesë në homazhet që po zhvillohen për figurën e legjendës Pele, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.  

Presidenti i FIFA-s, ka deklaruar para mediave se ka një sërë iniciativash për të nderuar Pele, duke filluar që nga mbajtja e 1 minuti heshtje në fillim të ndeshjeve  e deri te ndërtimi i një stadiumi me emrin Pele, në cdo vend të botës. 

“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, pasi ne Pele na ka dhuruar shumë të tilla. Si FIFA jemi këtu për t’i bërë homazhet “Mbretit” dhe kemi vendosur si dispozitë që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje në ndeshje. 

Tani do të kërkojmë edhe që në të gjithë vendet e botës, të ketë një stadium me emrin e Pele, pasi fëmijët të kuptojnë se çfarë ka qenë ai për futbollin”, tha Infantino para gazetarëve. 

 

Sport Infantino Pele