Sport25 Janar 2019, 14:49

Ndarja nga jeta e Vasillaq Zërit, Rama: Humbje e një miku gjithnjë të buzëqeshur, i paharruar kujtimi yt

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Vasillaq Zërit, Rama: Humbje e një miku

Ndarja nga jeta e Vasillaq Zërit, Rama: Humbje e një miku gjithnjë të buzëqeshur, i paharruar kujtimi yt

Pas ndarjes nga jeta të Vasillaq Zërit, ish-sulmuesit të Dinamos, Kombëtares dhe Shkëndijës ka ardhur edhe reagimi i parë nga politika. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale është shprehur se ndarja nga jeta e Vasillaq Zërit është një ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

“Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur.

Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt?” 

Vasillaq Zëri vdiq mesditën e sotme në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë që ka patur historia e futbollit shqiptar si dhe është nderuar nga FSHF me titullin ‘’Nderi i Futbollit Shqiptar’’

Sport Edi Rama ish-futbollisti i DInamos Vasillaq Zëri