Showbiz31 Dhjetor 2022, 12:33

Ndarjet e bujshme të çifteve të showbizzit shqiptar gjatë vitit 2022

Shkruar nga Pamfleti

Ndarjet e bujshme të çifteve të showbizzit shqiptar gjatë vitit 2022

Ditën e fundit të vitit të gjithë përpiqemi të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve të bujshme që lamë pas. Gjatë 2022-shit ka patur ndarje të çifteve të showbizit shqiptar dhe duhet ta themi që ‘spunton’ për artikullin e morëm nga dy çifte: Xhensila me Besin që patën krizë në marrëdhënie dhe Shakohoxha që pritej të martohej me Lei Krajën, por vazhdoi marrëdhënien me bashkëshorten, duke qenë se u bë gjysh.

Megjithatë, viti që po lemë pas do mbahet mend për ndarje të bujshme:

Sonila Meçe dhe Drini Hasa


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Moderatorja u diskutua muaj më parë për marrëdhënien e saj bashkëshortore. Para disa kohësh nisën thashethemet se martesa e saj ishte në krizë. Duket se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 21 vjeçare me Drinin, babain e vajzës, edhe pse Meçe u përpoq shumë të mohonte zërat për ndarje. Por lajmi ‘mori dhenë’ kur ajo nuk e ndiqte më as në Instagram

Melisa me Andin

Andi dhe Melisa, të cilët u njohën në emisionin ‘Përputhen’ i dhanë fund lidhjes së tyre, pasi sipas vetë protagonistëve, marrëdhënia u bë toksike. Në fakt çifti shpesh kishte kriza të mëdha, por që tejkaloheshin derisa ‘kupa u mbush’ dhe secili mori një tjetër rrugë nga ajo e përbashkëta.

Alfio Rotani dhe Fatma Met’hasani

Moderatorja dhe shefi i kuzhinës i dhanë fund martesës së tyre dhe dyshohet se shkak ka qenë tradhtia e Alfios. Pavarësisht se ky i fundit e mohon kategorikisht një fakt të tillë, ‘gojët e liga’ pëshpërisin që jo vetëm që ka qenë tradhtia në mes, por madje edhe e një lloji të shëmtuar.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Për shumëkënd ajo ishte një lidhje sa për ‘show’, por për disa të tjerë Beatrix dhe Donald shkonin shumë dhe madje ishin fansa të çiftit. Megjithatë, lidhja që nisi e zjarrtë në BBV 1 nuk pati fund të lumtur, duke bërë që Veshaj të rikthehej tek Bora Zemani.

Afrona Dika dhe Blero

Çifiti i dha fund martesës tre vjeçare pikërisht në vitin që po lemë pas. Madje këngëtari është tani në një lidhje të re, edhe pse e pati shumë të vështirë të pranonte fundin e martesës, që për të është e dyta. Përsa i përket Afronës, edhe ajo ka nisur një kapitull të ri në jetë, duke lënë pas historinë me Bleron.

Ledian Agalliaj dhe Ditjona Bora

Po të mos ishte Elhaida Dani dhe spektakli ‘DWS’, pak kush do e njihte si emër balerinin Ledian Agalliaj. Lidhja e tij me këngëtaren bëri bujë, jo për faktin se lindi në skenë, por për faktin se ai ishte i fejuar me një tjetër vajzë, Ditjona Bora. Pavarësisht insistimit të Elhaidës dhe Ledianit se ata u lidhën pas ndarjes së balerinit nga ish e fejuara, kjo e fundit shkruan në rrjetet sociale: ‘E vërteta ndryshon me kalimin e kohës’, duke lënë të kuptohet që shkaku i ndarjes ka qenë pikërisht Elhaida.

Po ju, mbani mend ndonjë çift tjetër që u nda këtë vit?  /Pamfleti

Lifestyle #ciftet e showbizit shqiptar Ndarjet e bujshme viti 2022