Sport 8 Janar 2023, 18:17

Ndërhyrje në stilin “kung-fu”, mbrojtësi i Marsejës dërgon kundërshtarin në spital, pritet ndëshkimi për ishin e Junajtid (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndërhyrje në stilin “kung-fu”, mbrojtësi i

Ndërhyrje në stilin “kung-fu”, mbrojtësi i Marsejës dërgon kundërshtarin në spital, pritet ndëshkimi për ishin e Junajtid (Video)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në sfidën e Kupës së Francës mes Hieres dhe Olimpik Marsejës, ku ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Erik Beili, shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit të tij.

28-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 15, pasi shkaktoi një ndërhyrje në stilin “kung-fu” ndaj Musa Ndijae.

Kjo gjë bëri që ai të dilte menjëherë me urgjencë nga fusha e lojës, duke u futur në ambulancë dhe më pas u transportua në spital.

Siç raportojnë mediat franceze, Ndijae është në gjendje të mirë dhe pritet të kryejë testet mjekësore për të parë dëmtimin.

Rasti do të shkojë në Gjykatën Sportive ku ish-lojtari i Mançester Junajtid pritet të marrë një dënim prej 4 deri në 6 ndeshje jashtë fushës së lojës.

“Right lads. I know it’s only Hyères. Fourth division, but they’ll be up for this. Let’s not be on the receiving end of an upset. Keep it tight for the first twenty.”

Eric Bailly fifteen minutes in:

pic.twitter.com/8CI1JgMAbE

— These Football Times (@thesefootytimes) January 7, 2023

Sport Erik Beili ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid Kupa e Francës Olimpiku i Marsejës