Sport21 Dhjetor 2022, 21:39

Ndërpritet derbi i kryeqytetit, gjyqtari kthen lojtarët në dhomat e zhveshjeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet derbi i kryeqytetit, gjyqtari kthen lojtarët në dhomat

Ndërpritet derbi i kryeqytetit, gjyqtari kthen lojtarët në dhomat e zhveshjeve (Video)

Ka nisur pjesa e dytë e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Supersfida është ndërprerë për herë të dytë. Lojtarët janë kthyer në dhomat e zhveshjeve me urdhër të gjyqtarit, pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga të dy krahët e tifozërisë. Arbitri i ftoi futbollistët të komunikojnë me tifozët e tyre, pasi ndeshja nuk mund të vazhdojë në këto kushte.

Ndeshja vazhdon të jetë e pezulluar, edhe pse lojtarët po kryejnë nxehmje mbi terrenin e lojës, pasi një re e madhe tymi është mbi stadium për shkak të fishekzjarrëve të shumtë.

Sfida vazhdon të jetë e mbërthyer me rezultatin 0-1 në favor të Partizanit, me golin e realizuar nga Xhuliano Skuka në minutën e 4.

Sport derbi i kryeqytetit Partizani Tirana