Aktualitet31 Dhjetor 2022, 07:14

Ndërrimi i viteve me temperatura të larta, janari nis me diell e mot të qëndrueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Ndërrimi i viteve me temperatura të larta, janari nis me diell e mot

Anticikloni afrikan vijon të jetë në maksimumin e tij në Mesdheun qëndror prandaj dita e fundit  e vitit dhe nata e Vitit të Ri 2023 tashmë do të jetë me diell temperatura të larta në vendin tonë.

E Shtunë, data 31 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull të dendur në mëngjes dhe vranësira, gjatë ditës do të jetë me diell. Era do të jetë me drjetim Veri – Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      1/14°C

Zona e ulët         0/20°C

Zona bregdetare 10/19°C

E Diel, data 01 Janar 2023

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira  të pakta. Era do të jetë me drjetim Veri – Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      1/15°C

Zona e ulët         3/22°C

Zona bregdetare 12/20°C

Aktualitet moti