Kulture30 Nëntor 2022, 13:11

Ndërron jetë në moshën 71 vjeçare e bija e Mitrush Kutelit

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë në moshën 71 vjeçare e bija e Mitrush

Ndërron jetë në moshën 71 vjeçare e bija e Mitrush Kutelit

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një  emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Në vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut.

U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kreu paralelisht me korrespondencë studimet e larta për gjuhë-letërsi, duke përvetësuar gjuhën frënge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Kulture #Atalanta Pasko ndërron jetë