
Ndërron jetë tifozi i Uellsit, kishte shkuar në Katar për të mbështetur kombëtaren
Ditën e dotme, një tifoz i skuadrës së Uellsit ka ndërruar jetë, teksa ndodhej në Katar për të parë nga afër ekipin e tij të zemrës.
62-vjeçari, Kevin Devis kishte shkuar në vendin organizator të Kupës së Botës së bashku me djalin e tij dhe disa miq. Siç raporton “ BBC Wales”, gjithçka ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Ambasada e tifozëve të Uellsit u shpreh: “Për fat të keq ne kemi humbur një nga tifozët dje në Katar, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për djalin e tij këtu në Doha dhe familjen e tij në Uells. U preftë në paqe”.